Interi nuk ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e pestë të Serie A, në transfertë ndaj Bolonjës. Pas fitoreve në katër ndeshjet e para, Interi nuk mori dot më shumë se një pikë në fushën e Bolonjës, duke barazuar 1-1.

Simone Verdi e futi Interin në telashe duke mposhtur portierin e Interit, Samir Handanovic dhe duke entuziazmuar tifozët vendas në stadiumin “Dall’Ara”. Për të shpëtuar ekipin mik nga humbja mendoi një penallti e diskutueshme e arbitrit, ku ish lojtari i Interit, Mbaje në mënyrë të çuditshme rrëzoi në zonë Eder duke shkaktuar penalltinë, e cila u kthye në gol nga kapiteni Mauro Icardi.

Me këtë fitore, Inter grumbullon 13 pikë dhe ngjitet përkohësisht në vendin e parë, me Juventusin e Napolin që kanë një ndeshje më pak për të zhvilluar.Nesër, Juventus pret Fiorentinën, kurse Napoli luan ndaj Lazios.

Verdi GOAL HD – Bologna 1-0 Inter Milan 20.09.2017 by alexpaul-percec

Mauro Icardi Goal HD – Bologna 1-1 Inter 19.09… by fififilive
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb