Real Madrid zhvilloi mbrëmë ndeshjet e kthimit në Kupën e Spanjës kundër Numancia-s e cila përfundoi me shifrat 2-2.

Edhe pse nuk arriti të fitonte, disa nga futbollistët e “galaktikëve” nuk e kursyen spektaklin, ku më i dalluari ishte Isco. Spanjolli në minutën e 77-t shpalosi të gjithë talentin duke dribluar dy lojtarë njëri pas tjetrit. Fillimisht rezervoi një manovër gënjeshtër ndaj kundërshtarit të parë ndërsa i dyti e pësoi edhe më keq, topi i kaloi mes këmbëve. Veprime që merituan duartrokitjen e “Santiago Bernabeu-t”.

Edhe pse përfundoi me shifrat 2-2, skuadra e Zinedin Zidan arriti të siguronte gjysmëfinalet e Kupës falë fitores së parë me rezultatin e thellë 0-3.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: