KINE-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një dyqan në Kinë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burri i shpërthen në flakë telefoni iPhone 7, ndërsa e kishte në dorë.

Videoja e publikuar në rrjetet sociale dhe flyheight.com, shfaq momentin kur dy burra ishin ulur në karrige duke bërë muhabet dhe lundruar me telefonin ne internet, por befas njërit i ka shpërthyer në dorë.

Ai largohet i tmerruar, ndërsa rikthehet serish dhe mundohet të shuaj me këmbë flaket e zjarrit. Nuk dihet ende nëse burri që mbante telefonin ka pësuar lëndime.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: