Kur jemi vonuar ndonjëherë në shkollë, na ka ardhur turp nga mësuesit apo nga fëmijët tjerë të klasës. Por, kjo nuk i ndodh asnjëherë një fëmije nga Ukraine,  i cili pasi ishte vonuar njëherë për të shkuar në shkollë, ishte dërguar nga babai i tij me helikopter.
Të gjithë ata që panë helikopterin të ateronte në oborrin e shkollës u habitën, meqenëse kjo gjë nuk ndodh shumë shpesh. Helikopteri i tipit Robinson R22 Beta u fut brenda në shkollën elitare të distriktit Lipky të Kievit në Ukrainë. Shumë njerëz e kanë kritikuar këtë veprim, duke thënë se fëmijës nuk i bën mirë kur përjeton gjëra të tilla kaq i vogël.
https://www.youtube.com/watch?v=47tPJ4L_8z4
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb