Shumë njerëz nuk kanë dëgjuar asnjëherë për ishullin U Thant në mes të New York- ut, i cili është rreptësisht i ndaluar për turistët. Për shkak të afërsisë që ishulli ka me ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, me dekada mbahet nën kontrollin e autoriteteve zyrtare. Mes tij është edhe një tunel, i cili sot përdoret për metro.

Ishulli është shfaqur në shekullin e 19, si pasojë e gërryerjes së tunelit ndër të, i cili është dashur të lidhë Manhattan me Queens, ndërsa fillimisht është quajtur Belmont, nga August Belmont i Ri, i cili ka financuar projektin.

Ky ishull fsheh shumë histori në çdo metër katrorë, më shumë se shumica e vendeve në Manhattan, ndërsa sot është rreptësisht e mbyllur për publikun, sepse aty po mblidhen zogj të rrallë migrues.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb