Isli Hidi siguroi mbijetesën me ekipin e tij në kampionatin qipriot. Portieri shqiptar tregoi edhe njëherë cilësitë e tij, ku në këtë takim u tregua hero, në transfertën që ekipi i tij Olimpiakos Nikosia kishte kundër Aris.

Goli i vetëm i shënuar në sfidë, ishte ai i Romeu Torres, në minutën e 63-të. Por, shpëtimtar i kësaj fitoreje ishte portieri shqiptar, që bëri pritje fantastike në minutat e fundit të ndeshjes.

Si përfundim, Olimpiakos Nikosia fitoi 1-0, dhe skuadra e 37-vjeçarit mban vendin e 12-të në renditje, me 20 pikë, 4 më shumë se sa Aris që gjendet në zonën që të zbret një kategori më poshtë./PanoramaSport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb