Ndeshja nisi me një minutë heshtje për vdekjen e ish mbrojtësit italian Davide Astori. Të gjithë futbollistët italian dolën në fushë fillimisht me fanellën numër 13 në nder të ish-shokut të tyre Astorit.

Ndërkohë, Italia vazhdon paraqitjet e dobëta edhe në miqësore, pas eleminimit në eleminatoret e Kupës së Botës. Pa Leo Messin në fushë, Argjentina e theu Italinë me dy gola në fundin e ndeshjes. Banega dhe Lanzini realizuan për përfaqësuesen latine.

Ndeshjen e ardhshme miqësore Argjentina e zhvillon kundër Spanjës katër ditë më vonë. Ndërkohë italianët do të përballen me Anglinë më 27 mars në Wembley.
ARGJENTINA (4-2-3-1): Caballero; Bustos, Fazio, Otamendi, Tagliafico; Biglia, Paredes; Lanzini, Lo Celso, Di Maria; Higuain. Trajner: Sampaoli.

ITALIA (4-3-3): Buffon; Florenzi, Bonucci, Rugani, De Sciglio; Parolo, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne Trajner: All. Di Biagio

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb