Ndeshja më e rëndësishme e kësaj periudhe në Serie A po vjen. Juventusi do të përballet me Napolin ditën e nesërme në një sfidë e cila vendos kampionatin. Diferenca mes kryesuesve bardhezinj dhe ndjekësve të kaltër është vetëm 4 pikë.

Napoli ka shansin fundit për t’iu afruar bardhezinjve dhe për të shtuar shpresat për titullin kampion. Nisur nga rivaliteti mes të dyja skuadrave, edhe tensionet mes tifozëve në të tilla raste shtohen së tepërmi. Megjithatë, tifozë napolitanë dhe juventinë ndërmorën një nismë kundër dhunës. Ata lanë takim në qeder të qytetit të Napolit për t’u ndeshur.

Sapo panë njëri-tjetrin për së largu, u ndalën, u bënë gati për sulm dhe u turrën. Veçse vrapimi u mbyll me përqafime mes anëtarëve të dy grupeve dhe me këngë. Sepse qëllimi i sportit ky është, që të bashkojë dhe zbavitë. Ndërsa videoja e tyre u bë menjëherë e parapëlqyera në botën e internetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: