NGA ARMIR MEHAJ

Natyra e qetë dhe e bukur e Pukës për gjatë stinës së Verës është një mundësi e mirë edhe për të ushtruar sporte të ndryshme.

Uta Ibrahimi, kosovarja e njohur si kampionia e Himalajeve ka zgjedhur pikërisht qytetin verior që të zhvilloi fazën përgatitore për ngjitjen e radhës në majat e Botës.

Ajo thotë se natyra në këtë zonë është një mundësi e mirë për të kryer stërvitje për ngjitjen e planifikuar për në gusht.
“Unë tani po përgatitem për ngjitjen e katërt në Himalaje, planifikuar për tu realizuar gjatë muajit gusht. Edhe para ngjitjes në Everest, fazën stërvitore e zhvillova në Pukë. Prej asaj kohe kthehem me kënaqësi në këtë zonë. Puka ka potencial shumë të mirë për zhvillimin e aktiviteteve sportive në natyrë. Dhe mos harroni Puka është ndër zonat që ka natyrën më të ruajtur në Shqipëri” thotë kampionia nga Kosova.

Në Pukë brenda muajit Korrik pritet të përfundojë investimi për rivitalizimin tërësor të zonës, duke ofruar kështu kushte më të mira për zhvillimin e turizmit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb