KINE-Rojet e pyjeve të Manes National Wetland Park, në rajonin kinez të Xinjang, janë impenjuar për tu kujdesur për mijëra shpend emigratorë, te cilet ndodhen në rrezik per shkak të akullit, në mënyrë të veçantë për mjellmat dhe rosat.

Liqeni i parkut është mbuluar nga akulli, për shkak të të ftohtit që ka përfshirë vendin, me temperatura të ulëta që kanë shkuar deri në -28 gradë.
Personeli i parkut ka hapur një gropë 50 metra të gjatë dhe tre metra të gjerë për të furnizuar me ujë shpendët.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb