KINE-Të paktën nëntë turistë kanë mbetur të plagosur të dielën, kur një pjesë e tavanit në qendrën e Huayin City, në veri-perëndim të provincës kineze të Shaanxi, është shembur papritur mbi disa njerëz që gjendeshin në shkallët lëvizëse.

Forcat e emergjencës menjëherë kanë ndërhyrë për të nxjerrë njerëzit që kishin mbetur poshtë gërmadhave.

Fatmirësisht nga të plagosur asnjë nuk është në rrezik për jetën. Autoritetet kanë hapur një hetim për të zbuluar shkakun e shembjes së strukturës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb