KINE-Një zbritje drithëruese ajo e realizuar nga freerunner amerikan Calen Chan.

Sportisti 19-vjeçar ka zbritur pa asnjë mjet ndihmës nga e ashtuquajtura Porta e Parajsës, në jug të Kinës, mes maleve të Zhangjiajie National Forest Park, ku janë xhiruar disa skena të filmit Avatar.

Përshkrimi i Parkour, më i madhi në botë, kishte një pjerrtësi mesatare prej 45 gradësh, mbi një shkallë me 999 shkallë të tjera.
Chan ka dokumentuar këtë vepër teksa mbante një videokamer në kokë, me të cilën ka filmuar të gjithë zbritjen e tij spektakolare.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb