Mosha ikën, por klasi dhe talenti nuk “vdesin” kurrë. Magjia e Ronaldinhos nuk do të zhduket edhe për një kohë të gjatë. Braziliani i famshëm që prej dy vitesh nuk luan me ndonjë klub futbolli, por ai ende mund t’a tregojë klasin e tij me topin.

Ronaldinho luaji në Sao Paulo në një ndeshje humanitare. Ai paraqiti një pjesë të talentit të tij të mrekullueshme në futboll, madje duke shënuar edhe gol nga gjysma e fushës, një perlë e vërtetë. 37-vjeçari mori topin në gjysmëfushën e tij dhe pa kaluar vijën e bardhë të mesit të fushës , pa portierin jashtë zonës dhe nisi një silurë në distancë mbi 50 metra, që u ndal vetëm nga rrjeta e portës kundërshtare.

Aktualisht, ndonëse ende nuk i ka varur këpucën e tij në gozhdë, Ronaldinho është pa një klub që kur ai u largua nga Fluminense në vitin 2015 dhe duket se do të njoftojë shumë shpejt tërheqjen e tij. Për më tepër që tani po punon si ambasador i klubit të Barcelonës.


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb