Muajt e fundit marrëdhëniet e tifozëve të Real Madrid me sulmuesin Karim Benzema kanë qenë të përkeqësuara si pasojë e formës së dobët që po kalonte sulmuesi.

Jo pak herë Cristiano Ronaldo i ka ardhur në ndihmë francezit si brenda dhe jashtë fushe. Përpos ftesës ndaj tifozëve për ta duartrokitur dhe jo vërshëllyer, portugezi i ka hapur krahun Benzema-s për të goditur edhe penalltitë, në mënyrë që ky i fundit të paktën të kalojë ngërçin psikologjik.

Mbështetjen për ‘bomberin’ e galaktikëve Ronaldo nuk e ka kursyer as në sfidën e fundit kundër Gironës, ku Real Madrid fitoi me shifrat 6-3.

Mediat spanjolle kanë evidentuar Ronaldon i cili në çdo moment kur realizohet gol drejton gishtin nga Benzema duke e vlerësuar punën e tij dhe duke i imponuar tifozëve që ta duartrokasin.

Edhe vetë Ronaldo e ka kaluar një situatë të tillë me tifozët madrilen dhe kjo mendohet të jetë arsyeja që fituesi i 5 herë “Topit të Artë” të shndërrohet në ‘kujdestarin’ e francezit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb