TIRANE- Në një kohë kur vendi është mbërthyer nga kriza politike dhe palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, kryeministri Edi Rama premton një sistem shëndetësor më të mirë.

Me anë të një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Rama pohon se shteti që duhej ishte ende larg, por që sipas tij kishte përparuar, krahasuar me 3 vite më parë.

“Ja si e duam kudo Shërbimin Kombëtar Shëndetësor në #ShqipërinëQëDuam????
Edhe pse është bërë shumë dhe Shqipëria që kemi është më e mirë se Shqipëria që kishim 3 vjet e gjysëm më parë, atdheu që duam, me #Shtet? #Punë?#Mirëqenie?, është ende larg! Prandaj forca, përpara, me më shumë reforma, rritje ekonomike, punësim real?”, citohet në mesazhin e Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: