TIRANE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një i moshuar është përplasur për vdekje nga një automjet.

Aksidenti me pasojë vdekjen u regjistrua në 09 e 02 në zonën e “9 katsheve”. Siç shihet edhe nga video e publikuar nga Sosnews, shihet se 71-vjeçari me inicialet L.Ç., ka hyrë në vijat e bardha teksa semafori ka qenë me të kuqe, ndërsa është përplasur nga një automjet tip “Toyota Yaris” që drejtohej nga një 38-vjeçar.

Nga të dhënat paraprake, burime policore bëjnë me dije se shkak i aksidentit është bërë i moshuari. Ndërkohë, policia po heton lidhur me dokumentimin e plot të ngjarjes.
dfsdsf
(ed.me/BalklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: