KUKES– Prej dy ditësh qyteti i Kukësit dhe zonat përreth janë pushtuar tërësisht nga mjegulla. Pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” tregojnë situatën në të cilën lëvizin kalimtarët dhe automjetet.

Mjegulla e dendur që ka mbuluar qytetin, ka kufizuar në mënyrë të ndjeshme shikueshmërinë për kalimtarët, por edhe për automjetet.

Mjegulla pushtoi gjithë sipërfaqen e liqenit të Fierzës, por edhe Rrugën e Kombit, duke krijuar vështirësi për lëvizjen e mjeteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: