NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

250 gr miell Teuta
250 gr djathë të bardhë
100 gr kos
2 kokra vezë
½ gotë vaj ulliri Olitalia
1 lk pluhur pjekës
Kripë, piper i zi
Pergatitja
Vendosim në një tas miellin, shtojmë pak pluhur pjekës, më pas shtojmë vezët, kosin, djathin e bardhë të thërrmuar dhe vajin e ullirit. E trazojmë brumin me dorë dhe e kontrollojmë nëse nevojitet të shtojmë pak më shumë miell. Brumi duhet të jetë i plotë njësoj si brumë petësh.

Realizojmë kuleçka të rrumbullakëta dhe i vendosim në një tavë me letër kuzhine. I vendosim më pas në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: