NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

8 kunguj mesatare
2 kokrra qepë mesatare
500 gr mish i grirë
1 filxhan kafeje oriz
2 lgj pure domate / 1 kokërr domate
100 gr djathë kaçkavall
2 të bardha vezësh
1 tufë majdanoz
Kripë, piper i zi
Vaj ulliri Olitalia

Salca:
2 të verdha veze
Cipa dhe lëngu i 2 limonëve
1 lk niseshte
Nenexhik

Pergatitja

Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim për 2-3 minuta qepët të grira hollë. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe sapo ai të ndryshojë ngjyrë shtojmë orizin, purenë e domates ose 1 domate të prerë në copëza. Shtojmë ½ gotë ujë dhe e lemë salcën të ziejë për 4-5 minuta. Më pas shtojmë djathin kaçkavall të grirë, kripë, piper të zi, majdanoz dhe të bardhat e vezëve trazuar me pak ujë.

Mbushim më pas kungujt dhe i vendosim në një tenxhere. Shtojmë ujë 2 gisht mbi masën e kungujve dhe i lemë të ziejnë në temperaturën mesatare për 30-35 minuta.

Pasi të ketë përfunduar zierja e kungujve të mbushur përgatisim salcën duke rrahur 2 të verdha veze me lëngun dhe cipën e dy limonave si dhe me pak niseshte të tretur në ujë të ftohtë. E rregullojmë pak temperaturën e salcës duke shtuar pak nga lëngu i kungujve dhe më pas e shtojmë mbi kungujt e mbushur. Fikim sobën dhe e lemë gatimin të qëndrojë në nxehtësinë e sobës për 15 minuta, më pas e kemi gati për t’a shërbyer.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb