Futbollisti i madh brazilian Ronaldinho, gjatë gjithë kohës që ka luajtur futboll na ka mahnitur të gjithë me aftësitë e tij në kontrollin e topit dhe me driblimet e tij. Por Ronaldinho ka parë nga afër një femër të talentuar që e ka mahnitur këtë të fundit. Në ndeshjen e PSG-së, 17-vjeçarja Lisa Zimouche ka befasuar Ronaldinhon me aftësitë e saj në kontroll të topit. Francezja ka bërë disa lëvizje të bukura në brendësi të stadiumit dhe është duartrokitur nga Ronaldinho. Në fund braziliani i habitur nga performanca e talentes 17-vjeçare franceze e ka përqafuar duke i thënë se është një gjeni në këtë sport.

https://www.dailymotion.com/video/x5cwd4z_freestyle-ronaldinho-se-prend-un-petit-pont-au-parc_sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb