Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Video/ Ky është Atlas, roboti humanoid që bën akrobaci të pabesueshme

Boston Dynamics, kompania robotike që në 2013 u ble nga google, ka shpërndarë një video që tregon aftësitë e jashtëzakonshme të Atlas, robotit të ri të prodhuar së fundmi.

Bëhet fjalë për një robot të sofistikuar humanoid, që me këtë version është në gjendje të kërcejë duke kapërcyer pengesat, duke e bërë këtë veprim edhe me një kërcim mbrapsht.

Për ta bërë Atlas kaq të shkathët, inxhinierët ideuan një sistem të veçantë lëvizjeje hidraulike.
(da.xha/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.