Aq shumë episode prodhoi penalltia e kontestuar e Real Madridit kundër Juventusit mbrëmë në “Champions League” saqë ende vijojnë të dalin detaje të reja kur kanë kaluar shumë orë.

Së fundmi është publikuar një video me protagonist Gianluiggi Buffon-in, i cili u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave kundër arbitrit anglez. Edhe pse në thelb ai po protestonte kundër Realit, tifozët e “galaktikëve” i ka dhuruar atij një duartrokitje të gjatë kur u largua nga loja.

80 mijë të pranishëm përshëndetën Buffon, i cili me shumë gjasa ka luajtur ndeshjen e fundit në “Champions League”. Vendin e Giggi e mori Wojciech Szczesny që e pati të pamundur të priste penalltinë e Ronaldo-s.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb