Futbollisti dhe kapiteni i Marseille-s, Dimitri Payet, është detyruar të largohet nga ndeshja finale kundër Atletico-s në minutën e 32 të pjesës së parë. Francezi pësoi një dëmtim i cili ia pamundësoi vijimin e ndeshjes.

Episod ky që përloti futbollistin i cili nuk e ndihmoi dot deri në fund ekipin në këtë finale të “Europa League”. Griezman u përpoq ta ngushëllonte por Payet u pa me lot në sy edhe pasi doli nga fusha.

Aktualisht ndeshja është 0-2 në favor të Aletico Madrid.

(e.k/BalkanWeb)