VLORE– Djegia e një makine ka ngritur në këmbë policinë e Vlorës, kjo për shkak se ndodhi në hyrje të Gjykatës së Shkallës së Parë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit kur automjeti tip “Fiat Panda”, me targa të huaja, ka qenë duke lëvizur në afërsi të gjykatës. Për një moment, makina është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se drejtuesi i mjetit është larguar nga makina menjëherë ndërkohë që është njoftuar zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, por automjeti është dëmtuar gati totalisht në pjesën e përparme.

Për shkak të dyshimit për një ngjarje të qëllimshme për shkak se automjeti ka qene me targa të huaja dhe ka ndodhur në një kohë që kishte automjete me persona të arrestuar që merrnin masën e arrestit, shoferi është marrë në pyetje ku ka deklaruar se kishte ndodhur një qark elektrik. Pas marrjes në pyetje pronari është lënë i lirë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: