Pas hapit fals dhe njëkohësisht takimit spektakolar një javë më parë kundër Liverpool, Manchester City është rikthyer te fitoret. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka mposhtur në “Etihad Stadium” Newcastle me shifrat 3-1.

Aguerro fillimisht zhbllokoi takimin në minutën e 34-r, ndërsa më pas, ekzaktësisht në të 63-n, me anë të një penalltie të ekzekutuar saktë dyfishoi shifrat. Murphy pas vetëm pak çastesh rihapi takimin për miqtë të cilët nuk ia dolën të merrnin pikë në këtë takim. Aguerro në të 83-n do të shënonte golin e tretë personal dhe të tretin për ekipin, duke vulosur shifrat përfundimtare të takimit.

Pas 24 javësh në “Premier League” Manchester City renditet në vendin e parë me 65 pikë, 12 më shumë se United i vendit të dytë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb