Maqedoni- BDI  kalon ligjin për gjuhën shqipe, kyç për hapin e radhës me LSDM-në. Ligji për shqipen u diskutua nen për nen, me sqarime e argumente. Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do të avancoj çështjen shqiptare, është moment historik për të cilin kemi pritur plot 15 vite, kështu u shpreh në një intervistë për Programin 200, Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së. Nenet e ligjit janë kaluar tashmë një e për një në diskutim. Në shqyrtim janë vetëm vërejtje të përgjithshme. Nuk ka mendime kundër, por thjesht jepen sqarime ndahen mendime për mënyrën e përdorimit të shqipes si dhe zbatimin e ligjit në tërësi, bashkë me institucionet që do monitorojnë këtë zbatim.

https://www.youtube.com/watch?v=PR02d9gTn18

“Moment historik për të përmbyllur një proces të Marrëveshjes së Ohrit, jemi shumë të vëmendshëm dhe nuk shpejtojmë. Derisa nuk përmbyllet çështja e ligjit për gjuhën shqipe as që do të hapen pikat e tjera të marrëveshjes. 15 vite kemi pritur për ta mbyllur këtë çështje shumë të rëndësishme për shqiptarët”, deklaroi për Alsat-M Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: