Real Madrid do të luajë të shtunën finalen e Champions League kundër Liverpool, por duket se ndeshja më e madhe e futbollit europian në vitin 2018 duke e tremb mbrojtësin brazilian Marcelo.

Javën e kaluar, djali i tij 8-vjeçar Enzo Vieira, u vë në qendër të vëmendjes pasi doli një video ku kombinonte me disa pasime me kokë me Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo dhe pjesën tjetër të “yjeve” të Real Madrid dhe më pas e fuste topin në kosh.

Një video shumë tërheqëse që mori një “mal” me pëlqime dhe klikme, teksa këtë herë ka qenë Marcelo ai që ka imituar djalin.

Braziliani shkoi në dhomat e zhveshjes së Real Madrid U-11 dhe pasi kombinoi me kokë me shokët e të birit ishte ai që e futi topin në kosh dhe festoi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb