SHKODËR- Kryedemokrati Lulzim Basha vijon të qëndrojë në Shkodër, pranë banorëve të përmbytur. Herë pas here kreu i PD sjell video dhe pamje nga Shkodra e përmbytur.

Ai ka qenë sot pasdite sërish pranë tyre, ku i veshur me xhup me kapuç, me telefon në dorë ka regjistruar vetë banorët që të revoltuar kanë shprehur zhgënjimin për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Madje ata kanë akuzuar kryeministrin se i ka mbytur.

“Realiteti përtej propagandës. E vërteta përtej mashtrimit. Shkodranët nën ujë, të braktisur dhe të përbuzur nga Edi Rama”, shkruan Basha, teksa publikon dhe videon.

Ndërkohë vetë banorët flasin mes shiut.
– Të shpallin emergjencën.
– Këtu nuk dihet kush është kryeministër.
– E dimë kush është kryeministër, ai që është, ai që na ka mbytur brenda.
– Një njeri që nuk vjen të shikojë si është gjendja e popullit të vet në këtë vend për mua nuk vlen, nuk është askush.
– Kam lindur socialist, jam socialist, por sot jam totalisht i zhgënjyer.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb