DURRËS- Përmbytjet masive në qytetin e Durrësit kanë vështirësuar jo vetëm jetën e përditshme të banorëve, por janë kthyer edhe në pengesë për ta.

Rastin e një të sëmuri që shkonte me urgjencë drejt spitalit e raporton për “BalkanWeb” gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Sipas saj, makina që po transportonte për në spital të riun është fikur në mes të rrugës, si pasojë e përmbytjeve në këtë qytet.

Në videon e siguruar për “BalkanWeb” duket momenti kur zjarrfikësja ndërhyn për ta shpëtuar e transportuar në spital, pasi ambulanca e kishte të pamundur.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb