Azdren Llullaku pas disa ndeshjeve jo me ekipin e tij të ri, Astanën, më në fund ka arritur të gjejë rrjetën e parë me ekipin kazak. Futbollisti i kombëtares shqiptare që luan në rolin e mesfushorit të avancuar, ka shënuar golin e dytë në fitoren 3-1 të arritur në shtëpi ndaj Akzhajilik.

Llullaku shënoi në minutën e 13 të takimit të vlefshëm për javën e 3-të të Premier Ligës kazake dhe si zakonisht ai festoi duke bërë me duar shenjën e shqiponjës dykrenare. Kjo ishte ndeshja e 4-t për 29-vjeçarin me Astanën dhe goli i tij i parë përkoi edhe me fitoren e parë duke qenë se në 3 ndeshjet e mëparshme ishin mposhtur në Superkupë dhe kishin regjistruar një humbje dhe një barazim në kampionat.

Astana, kampionia në fuqi e Kazakistanit, mban përkohësisht vendin e 6 në renditje me 4 pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb