SPANJE – Lionel Mesi nuk e ka pritur aspak mirë sjelljen e tifozëve të Valencias dhe ka shpërthyer kundër tyre në fundin e ndeshjes. Lojtarët e Barcelonës po festonin golin në minutat e fundit, por fansat e Valencias hodhën një shishe uji kundër tyre, e cila i goditi në kokë.
“La concha de sus madres, hijos de puta”, që në shqip do të thotë “Këtë mund t’ia çoni nënës tuaj, o bij k…”. Ky ka qenë shpërthimi me fjalë ofenduese i Mesit në drejtim të tifozëve të Valëncias.

Videoja e yllit argjentinas po bën xhiron e botës, por rebelimi është i kuptueshëm sepse hedhja e shisheve mund të shndërrohej në rrezik të madh për futbollistët. Ndeshja përfundoi 3-2 për Barcelonën.

Ndërkohë, përpara ndeshjes Pako Alkaser u fërshëllye nga tifozët e Valencias si një tradhtar, pasi gjatë kësaj vere ai braktisi ekipin për të firmosur me Barcelonën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb