Lionel Messi është talenti më i madh i gjeneratës së tij dhe nuk asnjë që mund tja marrë këtë titull nga ai.

Ai ka dhënë një intervistë për programin e mirënjohur La Cornisa de America TV.

Argjentinasi ka shpjeguar se si ka ndryshuar loja e tij gjatë gjithë këtyre viteve, duke pohuar se nuk është më vetjak.

“E kam kapur topin dhe luaja lojën time. Tani po përpiqem që ekipi të luaj më shumë. Me pak fjalë, duke mos qenë egoist, me citime, përpiqem ta zhvendos ekipin më shumë nga një pozitë në tjetrën”, shpjegon Leo.

“Vazhdoj të vrapoj si gjithmonë kam bërë deri më tani, por në një mënyrë tjetër”, pohoi futbollisti i katalunasve.

Sulmuesi në këtë sezon për Barcelonën ka shënuar 34 gola duke u paraqitur në 42 ndeshje të të gjitha garat.

Ndryshe, 30-vjeçari ka arritur gjatë mesjavës në kuotën e 100 golave me fanellën e Barcës në Ligën e Kampionëve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb