Ekipi kombëtar i Argjentinës gjendet në qendrën stërvitore të Manchester City-t në Angli ku po zhvillon përgatitjet për miqësoret kundër Italisë dhe Spanjës.

Në një seancë stërvitore ai ka lënë pa fjalë shokët e ekipit me një tjetër magji. 30-vjeçari pas një pase në mesin e fushës merr topin dhe nis të driblojë këdo që i dal përpara, duke u afruar deri në hyrje të zonës, ku më pas godet dhe lë të shtangur portierin.

Një gol shumë mbresëlënës nga argjentinasi i cili duket shumë në formë për dy ndeshjet miqësore.

(e.k/BalkanWeb)