Në ditët e ftohta në dimër, kur dëbora dhe akulli mbulon rrugët, problemet krijohen edhe me makinën tuaj. Mund të ndodhë edhe që të ngrijnë dyert e makinë. Por si ta shmangni këtë gjë? Është shumë e thjeshtë, ju duhet vetëm të lyeni gomën mbrojtëse rreth dyerve me pak yndyrë. Ajo mund të jetë glicerinë, vazelinë, vaj ushqimor dhe kështu me radhë.

Të nesërmen në mëngjes nuk do të keni asnjë problem për të hapur dyert e makinës. Këshillohet që dyert e ngrira kurrë nuk duhet hapur me forcë sepse mund të dëmtohen. Nëse keni mundësi, lagini me ujë të vakët (jo të nxehtë për shkak se kjo çon në thyerje të xhamit). Shiko videon se si goma rreth derës lyhet me vaj ushqimor.



(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: