Milani arriti të kualifikohej në turin e 1/8-ave të Kupës së Italisë, pas fitores 3-0 ndaj Veronës. Suso dhe Romanjoli në pjesën e parë, dhe një gol i Kutrones në të dytën, vulosën kualifikimin e djallit për në fazën tjetër, ku përballë do të gjejnë Interin, në një finale të parakohshme në Kupën e Italisë.

Ndeshja u mbyll lehtë nga kuqezinjtë, por ajo nuk ishte aq e lehtë për portierin e ri në moshë, Xhanluixhi Donaroma. Në fillim të ndeshjes, ai u vërshëllye nga tifozët, për deklaratat e ditëve të fundit të agjentit të tij, Mino Raiola, se kërkonte të prishte kontratën me Milanin. Nga tribuna e “Curva Sud”, nuk mungoi as një banderolë e madhe ku i kërkonin të shporrej nga Milani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb