Në orën 17:00 ka startuar në “Loro Boriçi” ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-19 dhe Kosovës U-19.

Para fillimit të sfidës ka ndodhur diçka mjaft interesante dhe e bukur në të njëjtën kohë. Pasi u luajti himni i Kosovës si skuadër pritëse, radha ishte e himnit të Shqipërisë.

Por teksa ekzekutohej atë nuk e këndonin vetëm futbollistët e veshur me uniformën kuqezi, por edhe 3 nga të Kosovës, të cilët mbanin dorën në zemër.

Himni, Shqipëri U-19 -Kosove U19 on Vidnews.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb