NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 kg mish qingji
1 kg qepë të njoma
4-5 lgj vaj ulliri
1 lgj piper i kuq
3-4 tufa majdanoz
30 gr oriz
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Fillimisht lajmë mishin, e thajmë dhe e vendosim në tenxhere. E lemë derisa mishi të përthithë pak lëngun e tij dhe më pas shtojmë ujë deri në nivelin e mishit, jo më shumë. Vendosim kapakun dhe e lemë mishin të ziejë ( jo plotësisht) për 20 minuta.

Gjatë kohës që zien mishi në një tigan vendosim qepët e njoma dhe i kaurdisim derisa të ulet volumi i tyre. Më pas shtojmë një lugë piper të kuq dhe e trazojmë derisa piperi të përhapet mirë (për rreth 1 minutë, pasi nuk duhet lënë më shumë sepse piperi fillon e nxihet gjatë skuqjes). I vendosim qepët e kaurdisura në tenxheren me mish dhe më pas për çdo porcion që do të gatuajmë shtojmë nga një lugë çaji oriz. E rregullojmë gatimin me kripë dhe piper të zi dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare për 15 minuta. Në 10 minutëshin e fundit grijmë majdanozin vrazhde dhe e shtojmë në gatim.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb