Një video e publikuar nga mediat amerikane tregon momentin kur sulmuesi fillon të shtiej mbi nxënësit në shkollën e mesme në “Stoneman Douglas”, në Florida. Në këtë sulm të armatosur thuhet se deri më tani kanë mbetur deri në 7 persona të vdekur dhe afërsisht 50 persona të plagosur.

Policia ka identifikuar autorin e sulmit, ai është Nicolas Cruz, 19 vjeç dhe ish nxënës në shkollën ku kreu krimin makabër, por më parë ai ishte dëbuar nga kjo shkollë.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb