Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjeorgji kur disa skiatorë bien poshtë teleferikut si pasojë e një defekti.

Si pasojë e këtij aksidenti në vendpushimin lindor Gudauri të Gjeorgjisë mbetën të plagosur 8 vetë. Të plagosurit u transportuan menjëherë në spitalin lokal dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ndër të plagosurit janë qytetarët e Suedisë dhe Ukrainës, ndërsa arsyeja e saktë për incidentin ende nuk është gjetur.

Është spekuluar se fajtori mund të ketë qenë problemi i frenimit të teleferikut, por nuk përjashtohet edhe një luhatje e tensionit të energjisë elektrike

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: