Mediat turke kanë publikuar fotografinë e terroristit që vrau 39 persona me armë zjarri në klubin e natës ‘Reina’ në Stamboll, në natën e ndërrimit të viteve, pas arrestimit të tij nga policia. Abdulkadir Masharipov mësohet se është arrestuar së bashku me të birin në vendin e quajtur Esenyurt. Po ashtu mediat turke kanë publikuar edhe pamjet e para të arrestimit të tij. Masharipov, i cili më 31 dhjetor vrau 39 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, po kërkohej që 17 ditë nga policia turke.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/Aksam/videos/1291743434180351/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb