Paris SG siguroi mbrëmë finalen e Kupës së Francës pasi mundi me rezultatin 1-3 ekipin e Caen.

Ky takim ishte i veçantë për Kylian Mbappe i cili u rikthye në formacionin titullar pasi mungoi në ndeshjen që ekipi i tij fitoi kampionatin kundër Monaco-s. Përveçse shënoi dy gola, 19-vjeçari nuk privoi tifozët as nga spektakli, duke zëvendësuar denjësisht Neymarin e dëmtuar.

Adoleshenti francez në një moment gjatë lojës bëri për ujë të ftohtë kundërshtarin, duke i kaluar topin mbi kokë me ‘sombrero’. Një veprim që është parë shpesh nga Naymar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb