NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
200 gr çokollatë
350 gr pana ëmbëlsire

Pergatitja

Në një tenxhere të vogël vendosim 150 gr pana të ngrohet, pa marrë valë. Më pas e hedhim tek çokollata e copëtuar dhe e trazojmë derisa të realizohet një masë kremoze.

Rrahim 200 gr pana derisa të bëhet një marengë e fortë, më pas e bashkojmë gradualisht me kremin e çokollatës pasi të jetë ulur temperatura e shkrirjes së çokollatës. E trazojmë mirë dhe mund të shtojmë në te aroma nga më të ndryshmet sipas dëshirës, vanilje, cipë portokalli ose likere të ndryshme. E servirim musin me çokollatë në gota ose tasa të vegjël ëmbëlsirash.
(da.xha/BalkanWeb)