NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

400 – 500 gr fileto pule
2 qepë mesatare
2-3 thelpinj hudhër
1 karrotë
70 ml pure domate
1 kg patate
3 kokrra vezë
250 ml qumësht
6 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Fileton e pulës e grijmë imët, ose nëse kemi mish pule miks e ziejmë dhe e copëtojmë imët me dorë. Vendosim 3 lugë vaj ulliri në një tigan dhe kaurdisim mishin deri sa të ndryshojë ngjyrë, shtojmë më pas qepën dhe hudhrën të grirë imët, karrotën të grirë shumë hollë dhe i kaurdisim së bashku për 5 minuta. Më pas shtojmë purenë e domates, e lemë të ziejë për 2-3 minuta duke e rregulluar shijen me kripë dhe piper të zi.

Ndërkohë qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla. Lyejmë tepsinë me vaj dhe shtrojmë si bazë patatet duke i vendosur si tjegullat njëra pas tjetrës. Shtrojmë mbi patate kimën e përgatitur. E mbulojmë kimën përsëri me një shtresë patatesh njëra pas tjetrës derisa të mbulohet komplet sipërfaqja. I spërkasim në fund me pak kripë dhe pak vaj ulliri dhe e vendosim musakanë me patate dhe mish pule në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.

Pasi të kalojë kjo kohë nxjerrim tavën nga furra, trazojmë vezët me qumështin dhe mbulojmë të gjithë sipërfaqen e patateve dhe e rivendosim tavën përsëri në furrë duke ulur temperaturën në 180 gradë Celsius dhe e lemë derisa të marrë një ngjyrë te artë.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb