Në minutën e 16 të ndeshjes së djeshme mes Dinamos së Kievit dhe Skënderbeut në Ligën e Europës, teksa rezultati ishte 0-0, Garmash pati një rast mjaft të mirë në zonën e korçarëve duke dalë i vetëm përballë Shehit, por ai preferoi të pasonte në vend që të gjuante dhe në atë moment Kristi Vangjeli bëri një ndërhyrje vendimtare duke i larguar topin.

Mediat ukrainase kanë vënë re nga video e transmetimit të ndeshjes se në këtë moment trajneri i Dinamos së Kievit, Aleksandër Khaskeviç, është tërbuar me futbollistin e tij dhe dëgjohet duke përdorur fjalë ofenduese.

“Gjuaj të q***** mamin, 3 metra larg portës”, dëgjohet të thotë ai i acaruar pas humbjes së një rasti mjaft të pastër nga Garmash. Në pushim të ndeshjes, Khaskeviç e zëvendësoi Garmashin duke hedhur në fushë Moraesh, dhe ky i fundit rezultoi vendimtar në përmbysjen e rezultatit./Panoramasport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb