Është e pamundur që mos ketë incidente në derbin mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit. Kësaj here, preh e dhunës ka renë trajneri i skuadrës mike, Senjol Gynesh. Ai është gjuajtur me sende të forta nga tifozët e Fenerbahçes, dhe si për rrjedhojë, i çanë kokën.

Në minutën e 59-të, gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, pasi ishte e pamundur që të luhej futboll. Situatë tepër e acaruar që ngjasonte me një arenë lufte. Rezultati ishte i barabartë 0-0, ndërsa në minutën e 30-të Pepe ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe prej 30 minutash, Beshiktashi po luante me 10 lojtarë.
qytttttsdsd-650x358
Ky ishte takimi i dytë gjysmëfinal i Kupës, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 2-2. Për shkak të dhunës ndaj trajnerit Gynesh, Federata Turke e Futbollit, pritet të marrë masa drastike, pasi kjo nuk është hera e parë që tifozët e Fenerbahçes, shkaktojnë trazira, duke mos lejuar zhvillimin e ndeshjes së futbollit.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-nderpritet-derbi-i-turqise-trajnerit-te-beshiktashit-i-cajne-koken/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb