Ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit është ndërprerë në minutën e 64 të saj. Tifozët e kuq janë gjuajtur nga një shtëpi pranë stadiumit me gurë dhe në ato momente janë kundërpërgjigjur.

Policia vendase ndërhyri për të ndalur këto gjuajtje nga tribunat, duke filluar një përplasje fizike me mbështetësit e Partizanit. Forcat e rendit u desh të bllokonin edhe tifozerinë e Kukësit, pjesëtarë të të cilës u nisën për një konfrontim mes palëve. Fatmirësisht, kordonët e sigurisë mes dy tifozerive rezistuan dhe u evitua një përplasje mes palëve, me lojën që rifilloi pak minuta pas ndërprerjes.

Ndërkaq, mësohet se një tifoz i Partizanit është dërguar me urgjencë në spital pasi ka pësuar një të çarë në kokë pas gjuajtjes me sende të forta./panorama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: