Lirimi i Saimir Tahirit nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda nuk ka kaluar pa fetime nga simpatizantët e tij.

Të rinjtë e FRESSH në Njësia Bashkiake nr.6 në kryeqytet, zona elektorale ku Saimir Tahiri u zgjodh deputet, kanë festuar pasditen e sotme lirimin e ish-kryetarit të PS për degën e Tiranës.

Saimir Tahiri ishte në arrest shtëpie prej datës 12 maj pas vendimit të Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Ndërsa sot ai u la i lirë nga Gjykata e Apelit.

Burimi: Panorama-http://www.panorama.com.al/video-te-rinjte-e-fressh-festojne-me-fishekzjarre-lirimin-e-tahirit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb