TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet përmes faqes së tij në Facebook. Kësaj radhe ai akuzon ushtrinë se ka minuar një monument kulture, siç është “Sofra e Skënderbeut” në Librazhd. Për të bërë këto akuza, ish-kryeministri i referohet shqetësimit të një banori të zonës.

STATUSI I PLOTE I BERISHES
Ne Librazhd, Ushtria i ve minat monumentit mahnites dhe historik, Sofres se Skenderbeut!

Ja mesazhi, fotot dhe video e kesaj barbarie qe ka derguar qytetari dixhital! sb
“Shumë ju falenderoi për kohën! Kam disa ditë që më shqetëson shembja e një monumenti kulture dhe monument Historik, I cili quhet ” Sofra e Skënderbeut”, në Pishkashin Verior- Librazhd. Shembja, ose masakrimi që po I bëhet kësaj dhurate të naturës, bëhet se gjoja ” jan në rrezik” disa familje që jan poshtë tijë, gjë që nuk është e vërtetë dhe që nuk paraqet ndonjë rrezik, por qëllimi se pse po e sakatojnë është I dyshimtë. Komunistët mund të kenë marrë fonde dhe mund ti vjedhin duke justifikuar shembjen e pjesëshme të monumentit. E vërteta është se në pjesën ballore të tijë është shembur një masiv shkëmbor prej afro tre metra kub gurë, në një lartësi afro tre m. Nga toka dhe asnji gurë nuk ka ikur poshtë. Kjo shembje ka ndodhur para rreth 15 vitesh, mirpo paraqitet sikur është shembur nga lëkundjet e tërmetit të para disa muajve,gjë që s’ është e vërtetë. Unë jam prej atijë fshati, por banoi në Librazhd, para pak ditësh vajta vetë atje dhe nuk pashë ndonjë shqetësim sa guri të masakrohet me tritol. Mendoj që duhen dërguar ndonjë grup gazetarësh që mund të mendoni edhe Ju. Më vjen keq që edhe gazetarë që ne kemi patur besim, e kan paraqitur gjendjen alarmante,nëpërmjet Tv. ” BEST”.”
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb