Manchester City mund të jetë rivali për t’u mundur këtë sezon në “Champions League” por mbrëmë skuadra e Guardiolës ka pësuar një disfatë në “Fa Cup” kundër Wigan që i ka kushtuar edhe eliminimin.

Ndeshja është karakterizuar me emocione të forta dhe këtë e dëshmon edhe kënga që i ka thurur një komentator rus autorit të golit, Will Grigg. Ai këndon: “Will Grigg është ‘zjarr’, mbrojtja juaj është e tmerruar.”

Por për t’u evidentuar në këtë ndeshje ishin shumë episode, një ndër to edhe futja e tifozëve të Wigan në fushë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit. Problemi është se njëri prej tyre tentoi të godiste sulmuesin Aguerro, por nuk e kishte menduar mirë pasi argjentinasi iu përgjigj në të njëjtën mënyrë duke e trembur atë.
a2-3

a7-4

Në ndihmë të Aguerro-s erdhën lojtarët kundërshtarë të cilët shmangën një skandal të madh. Tashmë, Federata Angleze e Futbollit pritet të nisë edhe një hetim ndaj skuadrës së Wigan për pushtimin e fushës nga tifozët.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb