Luftëtari ishte skuadra më e bukur për tu parë sezonin a kaluar dhe pas disa luhatjeve është rikthyer sërish t’i japë tonin kampionatit shqiptar. Jo vetëm duke marrë fitore, por edhe duke dhënë leksione futbolli.

Skuadra gjirokastrite shkatërroi sot Partizanin duke e mundur me shifrat 5-0, por përveç këtij fakti shumë domethënës disa prej golave ishin spektakolar, aq sa mund të përdoren edhe për librat e futbollit.

Kristal Abazaj në minutën e 37-t shpalosi të gjithë talentin e tij duke vrapuar për 60 metra e më pas duke realizuar një gol që mund të rezultoi nga më të bukurit e kampionatit shqiptar. Për tu veçuar ishte edhe Dejvi Bregu që në golin e fundit u shkëput mjaft bukur nga markimi duke i shërbyer shokut të tij me portën e boshatisur.
pamjet: super sport
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb